Alibia e avokatit nuk bind gjykatën, Orest Sota mbetet në burg

Alibia e avokatit nuk bind gjykatën, Orest Sota mbetet në burg

13:02, 20/11/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Orest Sotën, biznesmenin e arrestuar me mbi 860 mijë euro, duke rënë dakort me pretendimet e prokurorisë e cila ka dyshime të forta se paratë e kapura janë t ëish-minstrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sota kishte kërkuar lehtësim të masës, por Gjykata pranoi në fundi kërkesën e Prokurorisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti në gjykatë përgjimet ambientale mes Orest Sotës dhe Leonard Alimanit në lidhje me patentat e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Biznesmeni Orest Sota pyet shokun dhe shoferin e tij Leonard Alimani: “Kush i la patentat e Tahirit në makinë”? ndërsa Alimani i përgjigjet: “I ka lënë Gent Caka, nuk e di pse i ka lënë aty”.

Nga përgjimet ambientale duket se Orest Sota nuk ka qenë në dijeni të patentave të lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria dyshon se paratë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se Tahiri i ka fituar këto para përmes aktivitetit kriminal.

Biznesmeni Orest Sota u arrestua më 1 nëntor në Elbasan pasi iu largua postbllokut të policisë dhe pas ndalimit iu gjetën 863 mijë euro të pashoqëruara me faturë dhe tre patentat, dy prej të leje drejtimi për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sota akuzohet për pastrim parash, kundërshtim të punonjësve të poluicisë dhe drejtim automjeti pa leje drejtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco