Më në fund ja dalin, ministria e Drejtësisë e përkthen të plotë ‘Dosjen Habilaj’

Më në fund ja dalin, ministria e Drejtësisë e përkthen të plotë ‘Dosjen Habilaj’

11:10, 20/11/2017
A+ Aa A-

Ministria e Drejtësisë më në fund ja ka dalë të përfundojë përkthimin e ‘dosjes Habilaj’, të sjellë nga Italia. hetimi 4-vjeçar i Prokurorisë së Katanias dhe përgjimet e tyre nxorrën edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përkthimin më të shpejtë të kësaj dosje, ajo vetëm sot është përfunduar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të dorëzohet e gjitha në shqip.

Këtë e ka bërë të ditur sot, ministrja e Drejtësisë, Erilda Gjonaj. Sipas saj, janë përkthyer 1800 faqe dosje hetimore e ardhur nga Italia. Ajo theksoi faktin se, janë zbatuar të gjitha procedurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco