Asfiksimi në shkollë/ Nisin hetimet nga Prokuroria: Dyshimet e para janë për…

Asfiksimi në shkollë/ Nisin hetimet nga Prokuroria: Dyshimet e para janë për…

16:36, 18/11/2017
A+ Aa A-

Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës kanë lënë spitalin dhe janë larguar për në shtëpi. Për asfiksimin e nxënësve që ndodhi ditën e djeshme pas një prove që bënë punonjësit e bashkisë për kaldajën në shkollë, kanë nisur dhe hetimet nga Prokuroria.

Nga kjo ngjarje u dëmtuan më shumë se 70 nxënës të cilët morën dhe ndihmën mjekësore. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës. Një hetim ka nisur prokuroria për rastin. Prokuroria që nga dje ka nisur një hetim për të gjetur shkaqet që sollën këtë ngjarje,  e cila mund të shkaktonte dhe një tragjedi.

Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime. Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qenë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco