Task Force/ Si do të zbulohen pasuritë e grupeve kriminale dhe…

Task Force/ Si do të zbulohen pasuritë e grupeve kriminale dhe…

15:17, 18/11/2017
A+ Aa A-

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Brendshme tashmë ka filluar punën për arrestimin e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre.

E paralajmëruar nga Ministri Fatmir Xhafaj, Task-Forca ka nisur të krijojë një Data Base për grupet kriminale.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report Tv se kjo Data Base përfshin aktivitetin e grupeve kriminale, pasuritë e tyre dhe lidhjet që kanë me persona të tjerë. Informacioni për grupet kriminale do të mblidhet në terren nga Policia dhe më pas do i përcillet Task-Forcës.

Gjithashtu do të identifikohen të gjitha pasuritë që këto grupe dyshohet se i kanë në emrat e të afërmve të tyre apo miqve. Pas krijimit të Data Base do të ketë të dhëna të mjaftueshme për grupet kriminale, që operacioni “Forca e Ligjit” të veprojë më pas duke i arrestuar dhe duke sekuestruar pasuritë e krijuara nga trafiku i drogës, apo vepra të tjera kriminale.

Burimet sqarojnë se Policia dhe strukturat e tjera kanë informacionet për aktivitetin kriminal në çdo qytet, por duke krijuar këtë Data Base do të bëhet e mundur të kuptohen edhe lidhjet e këtyre grupeve me persona të tjerë, apo me grupe kriminale jashtë vendit. Operacioni “Forca e Ligjit” ka arrestuar tashmë një grup kriminal në Fier, ndërkohë që brenda disa ditëve priten të tjera arrestime në Vlorë, por edhe në qytete të tjerë.

Edhe në takimin me drejtuesit e Policisë në Elbasan, Fatmir Xhafaj kërkoi që të vijojë lufta kundër grupeve kriminale. Pikërisht për të inkurajuar Uniformat Blu, Xhafaj ka nisur takime në drejtoritë vendore, kur përveçse paralajmëroi largimin e policëve të lidhur me krimin, ka vënë theksin tek asetet e grupeve kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco