Kërcënimet terroriste/ Strukturat antiterror të 3 shteteve mblidhen në Tiranë: ja çfarë është vendosur…

Kërcënimet terroriste/ Strukturat antiterror të 3 shteteve mblidhen në Tiranë: ja çfarë është vendosur…

14:20, 18/11/2017
A+ Aa A-

Drejtuesit e anti-terrorit të 3 shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës janë mbledhur në Tiranë në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale si dhe bashkëpunimit mes tyre.

Takimin e përshëndeti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako,  i cili i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor.

Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist.

Më pas palët diskutuan në nivel teknik për problematika të veçanta në ndjekje si dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit në nivel operacional dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ka të dhëna për veprimtari radikale/terroriste në të tre vendet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco