Hipoteza e re/ A do përdoreshin 863 mijë euro për...

Hipoteza e re/ A do përdoreshin 863 mijë euro për...

21:45, 17/11/2017
A+ Aa A-

Ndërkohë që prokuroria po heton lidhur me “rastin Orest Sota”, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe 2 patentat për mjete lundrimi të Saimir Tahirit, gazetarë dhe analistë hedhin një hipotezë të re lidhur me rastin.

Zbardhja e tabulateve telefonike ka zbuluar korrespondencat mes biznesmenit dhe përfaqësuesve të firmës Kurum, që vërtetojnë kontratat për blerjen e hekurit, u tha në emisionin “Java” në RTSH.

Gazetari Lorenc Vangjeli tha:

“Ka një zhvillim dramatik në hetim. Në dosje, prokuroia ka mundur të sigurojë tabulatet mes biznesmenit të hekurit dhe Kurumit, në ditët para dhe në mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja. Janë zbuluar edhe 2 kontrata për blerje të një sasie hekuri që shkon deri në 4 mijë ton nga uzina e Kurumit dhe që do të importohet ng Turqia, në dy episode të veçanta. Ngjan pothuajse e provuar se shuma e kapur në makinë 863 mijë euro, shërbente si garanci për këto 2 kontrata, një blerje që do të zhvillohej duke u paguar cash. Ky zhvillim i ri shfryn një pjesë të madhe të dilemave që kanë shoqëruar këtë ngjarje e cila u bë edhe më e bujshme për shkak të patentave të Tahirit që u gjendën në makinë”, deklaroi gazetari Vangjeli.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se është pikërisht kështu dhe se 1 javë më parë gjithashtu kishte raportuar për mënyrën informale të operimit të Kurum në treg.

Analisti Zogaj, duke komentuar këto zhvillime të reja të hetimeve, inkurajoi prokurorinë dhe e nxiti atë drejt zbardhjes të së vërtetës.

“Është më e vështirë të manipulohet se zbardhet e vërteta”, tha Zogaj.

Të tre analistët pohuan ngjashmërinë mes dy hetimeve paralele në qytetin e Elbasanit. Njëri prej të cilëve përfshin hetimin e një liste prej mbi 60 personash në qytet për asetet e tyre.

Ngjan se të dy hetimet kanë edhe një prapavijë politike dhe që lidhen dhe me 2 momente domethënës, fundin e mandatit të kryeprokurorit në fillim të Dhjetorit dhe vettingun mbi organin e prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kazan18/11/2017 00:29

Pse se nxirni lajm te pare ju kete? Apo lajme te para vetem kur jan per sulm. Media kazan!

Mao18/11/2017 00:25

Si i bie tani qe ketij djalit i duhet dhen demshperblim per prishje imazhi dhe per kohen ne biruc? U be mullar si ngjarie dhe tani cfare ?

Kronos18/11/2017 00:24

O Daj Jaku po ty ta tha mamaja qe leket ishin per te blere pafajsine e Sajes?

Daj Jaku17/11/2017 22:28

Sa bukur e qëndisët! Jeni mjeshtrat e shkencave të mashtrimit. 863.000 € ishin për të blerë "pafajsinë" e Saje Qorrit. Jeni në gjëndje të koinçidoni me "fakte", në një hotel në Brazil, një takim dashurie ndërmjet bullafiqit Kim me Melania Trump.

Shto koment

Denonco