Xhafa: Nga Elbasani nis 'Vettingu' në polici, godisni kokat e krimit

Xhafa: Nga Elbasani nis 'Vettingu' në polici, godisni kokat e krimit

20:35, 17/11/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa po zhvillon prej dy orësh një takim pune në Elbasan, me strukturat e policisë atje.

Ministri Xhafaj ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre në luftën ndaj krimit i cili vitet e fundit në Elbasan ka tronditur jo rrallë rendin dhe sigurinë. Xhafaj ka paralajmëruar “Vetting” të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore.

“Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit”, mësohet të ketë thënë ai.

Po kështu, ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.

Takimi vjen një muaj pasi kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako njoftoi shkarkimet masive nga Policia e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/11/2017 22:18

Duhen arrestuar Edrama, Saje Qorri, Fatmir Agron Xhafaj .....të parët.

Shto koment

Denonco