Gjyqtari shkarkohet nga detyra, ja pse

Gjyqtari shkarkohet nga detyra, ja pse

20:09, 17/11/2017
A+ Aa A-

Gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa është shkaktuar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi gjyqtari rezultonte i dënuar nga drejtësia me vendim të formës së prerë.

Në muajin maj, ai është dënuar për fshehje të pasurisë. Hasa ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në 2016 me gjobë, ndërsa vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë në 2017.

“Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”, njofton KLD.

Vendimet e tjera të KLD

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco