Dezertoi nga FA/ Babai i komandos tregon telefonatën e fundit

Dezertoi nga FA/ Babai i komandos tregon telefonatën e fundit

18:52, 17/11/2017
A+ Aa A-

Pas lajmit se disa ushtar shqiptar kanë dezertuar, ka reaguar dhe babai i njërit prej efektivëve që ka lënë ushtrinë. Shkëlqim Ajazi në një reagim për “News24” ka treguar se si qëndron e vërteta për dezertimin nga ana e djalit të tij.

Babai Renild Ajazit shprehet se arsyeja e largimit ka qenë pagesa e ulët.

Sipas tij, ai e ka marrë veshë lajmin shumë kohë më parë nga djali i tij dhe është njoftuar dhe nga reparti komando.

Babai i efektivit të Forcave të Armatosura ka deklaruar se ai ka qenë vetë pjesë e ushtrisë dhe se djali i tij ka bërë një veprim të nxituar.

Më tej, ai shton se problemi i pagesa ishte ngritur kohë më parë nga djali i tij. 

Ai ka thënë gjithashtu se lajmin e ka marrë vesh që në datën 10 tetor kur ka pasur telefonatën e fundit me të birin, i cili i ka thënë se ishte mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco