FOTO/ Do përdorej për trafik droge? Gjendet gomonia e vjedhur në Himarë

FOTO/ Do përdorej për trafik droge? Gjendet gomonia e vjedhur në Himarë

18:50, 17/11/2017
A+ Aa A-

Policia e Himarës pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e shtetasit LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J.N., kanë filluar kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Si rezultat i kontrollit të territorit për gjetjen e mjetit prej Strukturave Policore, banorëve të zonës edhe vet familjarëve është bërë e mundur gjetja e mjetit lundrues (gomone), e fshehur në pyll midis pishave në Qafën e Llogarasë, bën me dije Policia.

Ndërkohë po vijon puna prej Policisë për dokumentimin ligjor të autorëve të kësaj vepre penale dhe kapjen e ndalimin e tyre.

Nuk përjashtohet hipoteza që gomonia e vjedhur të përdorej për trafik droge. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco