KLD pezullon nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri

KLD pezullon nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri

18:48, 17/11/2017
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të pezullojë nga detyra gjyqtarin e arrestuar nën dyshime për korrupsion, Shkëlqim Miri.

Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme në një mbledhje të jashtëzakonshme të KLD-së nën drejtimin e presidenti Ilir Meta.

Shkëlqim Miri është ndaluar  javë më parë nga policia, pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet për të ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës.

Policia gjatë kontrollit tha se i ka gjetur më shumë se 300 milionë lekë në shtëpi, gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Mbledhja e KLD

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 17.11.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi pezullimin nga ushtrimi i detyrës të gjyqtarit Sh.M. pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dhënies së masës së sigurimit personal ndaj tij “Arrest në burg”, me vendimin nr. 417 datë 12.11.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, të dy magjistrateve.

Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco