Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pusulla e hajdutëve 'xhentilë' në Himarë: Ta hapëm shtëpinë, po nuk morëm gjë. Donim gomonen...

Pusulla e hajdutëve 'xhentilë' në Himarë: Ta hapëm shtëpinë, po nuk morëm gjë. Donim gomonen...

10:32, 17/11/2017
A+ Aa A-

Gjatë orëve të së enjtes banesa e një arsimtareje në fshatin ljaz të Himarës ka rënë pre e grabitësve. Ata kanë marrë një gomone që ndodhej brenda oborrit të vilës, por nuk kanë ngurruar t’u lënë një mesazh të zotëve të shtëpisë.

“Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”, kanë shkruar grabitësit në parmakun e shtëpisë.

'BW' mëson se gomonia e vjedhur ka pasur dy motorra, një 115 dhe një 8.8 ndihmës. Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme të banesës dhe pasi e kanë bastisur atë, janë larguar nga shtëpia me mjetin ujor.

Banesa ka qenë në pronësi të arsimtares Loreta Baxhaku dhe bashkëshortit të saj. Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i arsimtares
kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën të hapur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco