Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Prokuroria: Dënim përjetë për Denis Shtrazën në burg të sigurisë së lartë

Prokuroria: Dënim përjetë për Denis Shtrazën në burg të sigurisë së lartë

09:24, 17/11/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, personin që akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut si dhe mbylljen e tij në burg të sigurisë të lartë.

Sipas prokurorisë nën akuzë për eliminimin e Çollakut janë Denis Shtraza dhe ish-oficeri i policisë, Endri Dalipaj. Organi i akuzës bën me dije se, të dy këta persona të veshur me uniforma policie, pasi kanë rrëmbyer Gazmend Çollakun, e kanë torturuar këtë të fundit duke i shkaktuar vdekjen. 

Mbrëmjen e 6 janarit 2016, katër persona të veshur me uniforma policie marrin peng Gazmend Çollakun në qendër të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Vollgës”, në ambientet e jashtme të një lokali, rreth orës 19.30 minuta. Çollaku sapo kishte zbritur nga makina e tij, ndërkohë që të dyshuarit e kanë rrëmbyer dhe përmes dhunës e kanë futur në automjetin e tyre dhe janë larguar me shpejtësi. Një ditë më pas, mëngjesin e 7 janarit 2016, Gazmend Çollaku është gjetur në fshatin Murqin, Krujë, në rrugë, me gjymtyrë të lidhura me fasheta, i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi Denis Shtrazën dhe shpalli në kërkim Endri Dalipajn, ish-shef i antikrimit ekonomik të Tiranës, i cili u vra në 2017-ën në atentat.

Denis Shtraza, i njohur si person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, dyshohet të jetë dhe anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Në vitin 2009, Shtraza qe ekstraduar nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco