Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

U kapën me 2.2 ton kanabis në Ravena, plagosën dhe kryepolicin, ja emrat e 3 shqiptarëve

U kapën me 2.2 ton kanabis në Ravena, plagosën dhe kryepolicin, ja emrat e 3 shqiptarëve

19:52, 14/11/2017
A+ Aa A-

Zbardhen emrat e tre shqiptarëve që janë arrestuar nga policia për trafikun e 2 tonëve kanabis që u bllokuan para dy ditësh në Ravena. Shqiptarët e arrestuar janë; Bledar Danaj 21 vjeç, Erald Alidervishi 26 vjeç dhe Alfred Kamberaj 48 vjeç.

Kanabisi ishte transportuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë në rrugë detare, ndërsa vijon hetimi për persona të tjerë që janë të përfshirë në trafik.

Sasi të përmasave të tilla është vështirë që të transportohen me motoskafë apo gomone, pasi për këto pesha duhen mjete lundrimi më të mëdha. Ndaj dyshimet janë se për këtë trafikim të përdoren anije, apo peshkarexha.

Ky lum droge drejt Italisë vërshon edhe pse në Shqipëri sivjet ka patur një angazhim të madh nga ana e strukturave shtetërore për të luftuar mbjelljen dhe trafikimin e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco