Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO/ ‘Më vjen keq, nuk doja ta vrisja', fjalët e vetme të grekes së droguar që vrau shqiptarin Viktima Toni Loka dhe vrasësja e droguar

FOTO/ ‘Më vjen keq, nuk doja ta vrisja', fjalët e vetme të grekes së droguar që vrau shqiptarin

12:20, 12/11/2017
A+ Aa A-

Banorët e Kretës kanë mbetur të tronditur nga krimi i fundit që ëhstë kryer, vrasja e një babai 35 vjeçar me dy fëmijë nga një e droguar dhe e infektuar me HIV.

Viktimë e gruas së re është Valton Loka nga Shqipëria, baba i dy fëmijëve 7 vjeç dhe 15 muajsh, që jetonte në të njëjtin bllok apartamentesh me vrasësen e tij në zonën e Xeropotamos në Heraklion.

Banorët vendas nuk arrijnë t’i besojnë përmasat e tragjedisë që u shpalos të premten e kaluar, sepse Toni ishte njeriu i respektuar nga të gjithë.

Sot, disa orë pas incidentit të përgjakshëm, gruaja e tij 26-vjeçare me fëmijët dhe trupin do të nisen për në Shqipëri për funeralin, njofton Syri.net.

Informacionet e fundit tregojnë se gjendja financiare e gruas së viktimës është e keqe dhe se ajo është përpjekur shumë për të gjetur paratë për transportin e trupit të burrit të saj.

Po sot, vrasësja 26-vjeçare është dërguar në Prokurori dhe ajo ka thënë në mënyrë lakonike: “Më vjen keq, nuk desha, nuk jam vrasëse!” Më pas, ajo është dërguar në burg.

26 –vjeçarja kishte qënë e përfshirë në rrëmbim në të kaluar, ishte përdoruese droge, kishte qënë në burg, por për shkak të shëndetit të saj të dobët, ishte lënë e lirë.

Sipas fqinjëve, sjellja e vajzës vrasëse ishte problematike. Shtëpia ku jetonte ishte marrë me qera prej nënës së saj ndërkohë që kishte edhe një vëlla në burgun e Kirodhalos.

Gjithçka ndodhi të premten në mesnatë duke gdhirë e shtunë, kur Loka doli nga shtëpi dhe trokiti tek fqinja që bënte zhurmë. Gruaja e re që ishte përdoruese droge, ishte në krizë dhe filloi të qëllonte atë që i doli përpara ën derë. Ajo e qëlloi 35-vjeçarin me thikë në kraharor dhe në zemër. Njerëzit që dëgjuan zhurmën nxituan të njoftonin policinë. Ambulanca e mori Toni Lokën por fatkeqësisht ishte tepër vonë  për jetën e tij. Në të njëjtën kohë, policia arrestoi 26-vjeçaren./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco