Përgjimi dhe arrestimi i gjyqtarit/ Miri anëtar, Agim Bendo kryesues. Pse nuk e hetua....

Përgjimi dhe arrestimi i gjyqtarit/ Miri anëtar, Agim Bendo kryesues. Pse nuk e hetua....

21:58, 10/11/2017
A+ Aa A-

Shkëlqim Miri i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës nën akuzën se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare, ka qenë një anëtar në gjyqin ndaj Gentjan Dodës.

Ndërsa vendimi i Apelit që solli hetimin ndaj gjyqtarit Miri, është i njëjtë me atë të dhënë më herët nga gjykata e Matit, në 20 shtator 2016, që e dënoi Dodën me 8 vite burgim.

Sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga “Syri.net”, anëtar të gjykatës së Apelit Tiranë që ka dhënë vendimin në 7 qershor të këtij viti ka qenë Shkëlqim Miri dhe Flutura Skënderi, ndërsa kryesues Agim Bendo.

Detaje këto që shtojnë misterin mbi faktin pse nuk u hetua Agim Bendo, i cili ka qenë kryesues.

Ka qenë Prokuroria që ka ankimuar në Apel çështjen duke mos qenë dakord me vendimin e Gjykatës së Matit (ndryshimin e akuzës nga vrasje me paramendim në plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen), ndërsa pala mbrojtëse e të pandehur ka pretenduar pafajësinë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco