‘E vërteta e kërcënimit të kryebashkiakut: Ia prishën lokalin për të bërë pallatet e tyre‘

‘E vërteta e kërcënimit të kryebashkiakut: Ia prishën lokalin për të bërë pallatet e tyre‘

19:14, 31/10/2017
A+ Aa A-

Rajan Tafani, personi i akuzuar se kërcënoi kryebashkiakun e Ballshit, iu prishën lokali që kreu i bashisë Arif Tafani dhe financuesi i PS-së Sopot Ferhati, të ndërtonin pallatet e tyre.

Ky është versioni që jepet nga ish kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar denoncimit të ardhur në adresë të tij nga një qytetar.

Berisha shkruan një Facebook:

“E verteta e kercenimit me 300 mije Euro te narko-kryetarit te Belshit!

Lexoni messazhin e qytetarit dixhita. sb

Doktor po ju shkruaj nga Belshi. Kryetari i Bashkise Belsh Arif Tafani paska nxjerre lajmin se e kane kercenuar me arme.

Dua te them se personit te akuzuar ky bashke me biznesmenet e vet ne belsh i kane prishur lokalin me vlere 300 mije euro. I kishte letrat e rregullta por Arif Tafani dhe financuesi i PS Sopot Ferhati ia prishen per te bere pallatin e tyre ne mes te Belshit.

Nuk di nese eshte kercenuar me verte apo jo sepse edhe mundet por ngjarja keshtu eshte. Keta kane shkaterru gjith Belshin per te ndertuar pallatet e tyre”.

Në fakt, edhe Policia ka konfirmuar se zanafilla e konfliktit mes personit të shoqëruar dhe kryebashkiakut ishte lokali i prishur nga Bashkia.

“Shtetasit R.T., në vitin 2016 në Belsh qendër i është prishur lokali  i familjes se tij nga ana e Bashkisë, pasi ishte përfshirë në objektet që do prisheshin në zbatim të planit urbanistik të qytetit”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco