Prokuroria-deputetëve: Po rrezikoni jetën e dëshmitarëve. Do hetoheni për nxjerrje sekreti

Prokuroria-deputetëve: Po rrezikoni jetën e dëshmitarëve. Do hetoheni për nxjerrje sekreti

21:49, 21/10/2017
A+ Aa A-

  Prokuroria për Krime të Rënda konstaton me shqetësim se, prova dhe fakte të paraqitura prej saj në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, në Kuvendin e Shqipërisë, janë bërë dhe po vijojnë të bëhen publike.

Rasti me flagrant është shënuar ditën e sotme (e Shtunë), kur, nga brenda Këshillit, gjatë paraqitjes së provave në seancë me dyer të mbyllura, janë publikuar të dhëna të cilat, jo vetëm cenojnë hetimin, por edhe vënë në rrezik serioz persona që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria për Krime të Renda rikujton se, në seancat në Kuvendin e Shqipërisë, janë shqyrtuar të dhëna hetimore për një grup të strukturuar kriminal, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Disa nga personat në hetim janë në kërkim. Ata qëndrojnë të fshehur dhe rezulton se ende nuk ka asnjë rezultat për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, e për këtë arsye, ata përbëjnë rrezik serioz për jetën e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Besim Hajdarmataj, tërhoqi vëmendjen e Këshillit për të ruajtur sekretin e të dhënave hetimore.

Por, pavarësisht se materialet, të konsideruara sekret hetimor u paraqitën pas nënshkrimit të deklaratës përkatese për "ruajtjen e sekretit hetimor" nga ana e anëtarëve të Këshillit, sërish rezulton se të dhëna të ndryshme janë bërë publike. Është e rëndësishme të theksohet se nxjerrja e sekretit hetimor përbën vepër penale dhe ndëshkohet sipas parashikimeve ligjore.

Përfaqësues të Prokurorisë për Krime të Rënda, në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionit, u paraqitën para Keshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, duke prezantuar qëndrim korrekt, procedurial dhe institucional.

Por, konstatohet se publikimi i të dhënave "sekret", sidomos mbi ekzistencën e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, cenon rënde të gjithë procesin hetimor që është në vijim, si edhe intimidon e cenon integritetin fizik të këtyre personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koha nuk pret!21/10/2017 23:22

te ndiqet penalisht Krimineli pasiv deputeti Ulsi Manja i cili eshte ne krah te degjenerimit te ligjit njesoj per te gjithe dhe perkrahjes se kriminelit S Tahiti; Une dyshoj se edhe ky kriminel, Ulsi Manja mund te kete pjese ne drogen e kalioneve!. Ai kerkon te denigroje Prokurorine e shtetit me kostumin e imunitetit qe i jep padrejtesisht statusi i deputetit! Te ndiqet penalisht sa mee pare per nxjerrje sekreti te hetimeve dhe enderres se tija qe krimineli s tahiri nuk do largohet jashte kufinjve! Mos humbisni kohe, kerkoni hetim edhe per kriminelin Ulsimanja! Ligji i barabarte per te gjithe! Pse kjo shushunje kriminale hapet bythesh para kamerave ne shkelje fragrante te ligjit!

Elvi21/10/2017 22:16

Ne burg qelbesirat .kan futur fakiret ne burg per asgje dhe vet ca sbejn e si gjen asgje.mjaaaaft me me keta buburreca te kuq

Elvi21/10/2017 22:06

Çohuni o njerez mos flini gjume se do jete teper vone.zhdukeni faren e keqe qe e mban shqiperin peng.po dridhen plerat nga frika se jua nxjerr qorri te palarat nga inati po su plas shum per tahirin .

Shto koment

Denonco