Arrestohet ‘Ramboja’ i Dibrës. Emri

Arrestohet ‘Ramboja’ i Dibrës. Emri

16:51, 21/10/2017
A+ Aa A-

Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Eduart Havalja, me banim në Dibër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40 vjeçarit, u gjetën dhe më pas u sekuestruan armë zjarri, kallashnikov, pistoletë e llojit bereta, 1 thikë luftarake, 3 granata dhe 1 mijë fishekë.

‘Në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejt Eduart Havalja 40 vjeç. Arrestimi i tij pasi në banesë ju gjetën 1 automatik , 1 pistoletë, 3 granatë, dhe 1 mijë fishekë’, tha para mediave drejtori i rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco