VIDEO/ Aksion i befasishëm natën në Shijak, pranga biznesmenit i gjendet një ‘Scorpion’. Ja emri

VIDEO/ Aksion i befasishëm natën në Shijak, pranga biznesmenit i gjendet një ‘Scorpion’. Ja emri

14:46, 21/10/2017
A+ Aa A-

Policia lokale e mbështetur nga FNSH-ja Tiranë, ka ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore, lokale e ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në një lokal bastesh sportive, është kapur në flagrancë një shtetas që kishte me vete një armë zjarri automatike tip "Scorpion", me 20 fishekë.

Gjatë natës si rezultat i  kontrollit të ushtruar nga Forcat e Policisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak,  në një lokal bastesh sportive të marrë me qira nga shtetasi Selman Krasniqi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

një armë zjarri automatike, tip "Scorpion", kalibër 7.65 mm;

një krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Selman Krasniqi 37 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco