FOTO/ Arrestohet shqiptari dy vjet pasi vrau punëdhënësin italian gjatë grabitjes, ja emri

FOTO/ Arrestohet shqiptari dy vjet pasi vrau punëdhënësin italian gjatë grabitjes, ja emri

12:00, 21/10/2017
A+ Aa A-

Një shqiptar është identifikuar si një nga vrasësit e Pasquale Guarino, bujk, i vrarë dy vjet më parë gjatë një grabitjeje në frutoren e tij. U vra për tre mijë euro, nga shqiptari me emrin Roland Tuskilla, i cili ishte i punësuar nga Guarino kur organizoi grabitjen që përfundoi me gjakderdhje. Ai është arrestuar sot, ndërsa bashkëpunëtori i tij, edhe ai shqiptar, është në arrati.

Image

Ndonëse dinamika e tragjedisë ka qenë e qartë që në fillimi, u deshën mbi dy vjet për t’i dhënë sadopak drejtësi familjes së të ndjerit.

Atë ditë, pak para orës pesë pasdite, dy shqiptarët e ndoqën nga pas viktimën që nga tregu i fruta-perimeve në Maddaloni, ku kishte shitur prodhimet e tij, deri në frutoren e tij, në San Tammaro. Sapo kamioni hyri në rrugicën e frutores, tre persona në një makinë – sipas dëshmitarëve – e sulmuan Guarinon. Grabitësit e dinin që kishte pará me vete nga shitja e frutave, 3 mijë euro. Viktima u përpoq të mbrohej, duke thënë se nuk i kishte paratë me vete, por si përgjigje mori goditje, të cilat i shkaktuan vdekjen mes pjeshkëve të tij. Vrasësit u zhdukën e deri sot nuk dihej më asgjë për ta.

Që sot në mëngjes, njëri është në qeli, ndërsa i identifikuari i dytë në arrati. Bashkëpunëtori i tretë, për të cilin janë të bindur dëshmitarët, nuk është identifikuar ende.

Il Mattino - Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco