VIDEO/ Aksioni në Vlorë, një i kërkuar nga Interpoli bie rastësisht në pranga

VIDEO/ Aksioni në Vlorë, një i kërkuar nga Interpoli bie rastësisht në pranga

09:56, 21/10/2017
A+ Aa A-

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fredi Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës të Vlorës u arrestua gjatës natës nga Policia dhe FNSH-ja, e cila e ka hasur këtë person në vazhdën e megaoperacionit kundër bandës së Babicës.

Policia e Vlorës tha se Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi M. K, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm - Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco