Sherr me thika, plagoset adoleshenti në Kavajë Foto ilustruese

Sherr me thika, plagoset adoleshenti në Kavajë

22:14, 20/10/2017
A+ Aa A-

Një sherr me thika mes dy të rinjve ka lënë të plagosur njërin prej tyre mbrëmjen e sotme në Kavajë.

I plagosuri ka mbetur V.L., 17 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe sipas burime spitalore, gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se rreth orës 21:35 një telefonatë ka informuar për ngjarjen.

Pas kësaj, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në lagjen "Nr.1", V.L., dhe G.S., të dy 17 vjeç, janë konfliktuar me thikë, dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar me thikë V. L.. Konflikti ka lindur për motive të dobëta, sqaron Policia.

Teksa i lënduari është transportuar për në spital, G.S. është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco