400 faqe/ Mbërrijnë nga Italia dosje të tjera për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ja për çfarë bëhet fjalë

400 faqe/ Mbërrijnë nga Italia dosje të tjera për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ja për çfarë bëhet fjalë

21:45, 20/10/2017
A+ Aa A-

Dosje dhe fakte të tjera.

Italia ka sjellë mbrëmjen e sotme edhe dy dosje me rreth 400 faqe, të mbushura me fashikujt, prova dhe fakte për çështjen për të cilën Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit dhe më pas arrestimin e Saimir Tahirit për dy akuza.

Burime nga institucioni i akuzës, kanë bërë të ditur mbrëmjen e sotme për SYRI.net se nga Prokuroria e Katanias kanë ardhur disa fashikuj të tjerë me prova dhe fakte për ‘dosjen Habilaj’, në të cilën është i përfshirë në hetime edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dosjet kanë mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga Italia, pas letër-porosive që ka dërguar në Katania, Prokuroria e Përgjithshme.

Burimet thanë se bëhet fjalë për fashikuj të tjerë të çështjes në fjalë, pasi një një pjesë janë administruar deri më tani.

Dosjet e mbërritur mbrëmje e sotme janë dokumente të tjera për çështjen në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir21/10/2017 09:56

Saimiri eshte politikani me korrekt qe kam njohur.

Toni21/10/2017 09:25

Po sa mashtrusa jeni, kazan haleje jeni, ato akoma si ka shqyrtuar prokuroria

fery20/10/2017 22:20

Ne keto 416 faqe prova te shtetit Italian , kunder rrjetit te droges ne Shqiperi , s do mend se do te kete prova per shtrirjen e ketij rrjeti kriminal te droges edhe ne Kosove.Do te persim se cfare do te na sjellin ditet ne vijim...asgjesimin provave apo zgjerim te hetimit te rrjetit kriminal te droges deri ne Kosove ...!

Shto koment

Denonco