VIDEO/ ‘Dosja Habilaj’, arrestohet në Vlorë një tjetër anëtarë i grupit. Ja emri

VIDEO/ ‘Dosja Habilaj’, arrestohet në Vlorë një tjetër anëtarë i grupit. Ja emri

15:38, 20/10/2017
A+ Aa A-

Një tjetër i  arrestuar për llogari të autoriteteve italiane mbi dosjen “Habilaj”, është edhe Nezar Seiti. Pas operacionit në Babicë të vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis, policia me urdhër të prokurorisë ka ushtruar kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.

Sipas burimeve, Seiti është arrestuar pasditen e së enjtes, në një zonë priferike të qytetit bregdetar ndërkohë që në dosjen voluminoze prej 417 faqesh, ai përmendet në disa episode.

Nisur nga përgjimet ambientale por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drej Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambjente dhe pjesën logjistike të grupit.

Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë.

"Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme , se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, thuhet në bisedë.

Në dosjen e prokurorisë së Katanias janë të evidentuar 12 shtetas , 4 prej të cilëve italianë, që rezultojnë të implikuar por përmenden edhe persona të tjerë mes tyre edhe femra që mereshin me kultivimin dhe paketimin e kanabisit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco