Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Bari, një gomone me kanabis që vlen 15 milionë euro bllokohet në det: dy shqiptarë në pranga

Bari, një gomone me kanabis që vlen 15 milionë euro bllokohet në det: dy shqiptarë në pranga

08:39, 20/10/2017
A+ Aa A-

Ushtarakët e një anijeje të rojes bregdetare italiane dhe të Guardia Di Finanza të Bari kanë ndjekur në det dhe kanë bllokuar, duke e dërguar në molin e Barit, një gomone prej 10 metrash të gjatë me dy motorë të fuqishëm që mbartte 64 dëngje me marihuanë me peshë mbi 1 ton e gjysëm dhe me një vlerë prej 15 milionë eurosh, njofton Bari.repubblica.it, përcjell Syri.net.

Dy skafistët janë shqiptarë, 26 dhe 31 vjeç; ata janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ky operacion është bërë i mundur falë një bashkëpunimi të gjatë të Policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza në Durrës.

Që nga fillimi i këtij viti më shumë se 32 ton marihuanë transportuar nga deti janë konfiskuar në Itali; 47 kontrabandistë janë arrestuar. gjatë gjithë vitit 2016, gjithmonë nga Beretat e Verdha të Pulias janë kapur rreth 22 ton kanabis./

ar.sh/SYRI.NET

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco