E ka dhënë apo jo dorëheqjen, flet Haki Çako: Unë jam ...

E ka dhënë apo jo dorëheqjen, flet Haki Çako: Unë jam ...

22:46, 19/10/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes nga detyra.

Burime të besueshme thanë se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet. Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte. Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit.

Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge.

Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar.

Nëse një gjë e tillë konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike. 

Duke folur per News24, Haki Çako eshte shprehur se ndodhet ne krye te detyres dhe sipas tij, lajmet jane te paverteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco