Sekuestrohet skafi që transportonte drogën drejt Italisë, në pronësi të Saimir Tahirit

Sekuestrohet skafi që transportonte drogën drejt Italisë, në pronësi të Saimir Tahirit

21:13, 19/10/2017
A+ Aa A-

Mjeti lundrues i sekuestruar gjatë aksionit në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme është i Saimir Tahirit. Denoncimi vjen nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Te dashur miq, skafi i konfiskuar mbreme ne Babice eshte i Saimir qorrit, te cilin njelloj si makinen pas denoncimit qe i beme si skafominister dy vite me pare, ai ia "shiti" me notere Moisi Habilajt. Qe nga viti 2013 kur Saje bleu skafin e trafiqeve, ai u a la ne "perdorim" tezakeve famoz”, shkruan Berisha në Facebook. Ndërkohë Policia, në njoftimin zyrtar lidhur me aksionin në Babicë, njoftoi se mjeti lundrues ishte në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj.

Ish kryeministri vijon:

"Qytetare, ky eshte Narko-shteti, pra ne kete rast shteti nuk ka deshtuar ne luften kunder trafiqeve por i bene vete ato. Ministri i ngarkuar me luften e tyre behet organizator kryesor trafiqesh, dhe kur denoncohet me dhjetra here nga opozita ai shpallet si ylli i qeverise nga Noriega.

Ne narkoshtetin e Norieges trafikanteve u jane dhene aeroporte, territore per ndertime aeroportesh, u jepen porte, kontrolli radareve e pergjimeve, policia ndihmon ne ngarkimin e drogave ne peshkarexhe te trafikut, bandave u jepet mbrojtje politike dhe te ardhurat ndahen me qeveritaret. Sb"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco