DOKUMENTI që rrëzon ish-ministrin, Tahiri 4 udhëtime në ... me Artan Habilajn

DOKUMENTI që rrëzon ish-ministrin, Tahiri 4 udhëtime në ... me Artan Habilajn

18:48, 19/10/2017
A+ Aa A-

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregojnë se në vitin 2014, Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria katër herë së bashku me Artan Habilajn, të cilit i ka shitur makinën.

Udhëtimet e Saimir Tahirit me Artan Habiljan, sipas hetimeve, janë bërë në muajin gusht të vitit 2014. Ndërsa makinën që Tahiri i shiti në 2013 kushëririt të tij Artan Habilaj, ky i fundit ia ka shitur më pas vëllait të tij, Moisi Habilaj.

Sipas organit të akuzës, Moisi Habilaj ka përfituar nga lidhjet e ngushta me Tahirin kundrejt shpërblimeve, ndërsa ish-ministri dyshohet se ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminal, që vepronte në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Tahiri akuzohet për trafik droge në bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror. Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, pasi e konsideron person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa deklaron se “mund të fshehë në shtëpi prova nga përfitimet”.

Pritet që organi i akuzës që ka kërkuar heqjen e imunitetit të Tahirit dhe arrestimin e tij, do përfaqësohet nesër në Këshillin e Mandateve nga prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Vladimir Mara.

Dosja e Plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco