VIDEO - FOTO/ Tahiri tregon forcën ndaj Ramës, nisin grumbullime të mbështetësve të tij

VIDEO - FOTO/ Tahiri tregon forcën ndaj Ramës, nisin grumbullime të mbështetësve të tij

17:26, 19/10/2017
A+ Aa A-

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të shfaqë ‘muskujt’ ndaj kryeministrit Edi Rama, duke treguar se ka mbështetësit e tij.

Pranë banesës së ish ministrit te "Kodra e Diellit", janë mbledhur simpatizantë të Tahirit, efektivë policie cilivilë, në shenjë solidariteti me ish kreun e Ministrisë së Brendshme, për të cilin Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar arrestimin.

Më herët Prokuroria njoftoi: Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edlir Rameta20/10/2017 15:24

    E sigurte,Sajmo Qori eshte larguar nga shqiperie sot ne mbremje nga Stambolli udheton per Sao Paulo te brazilit destinacioni final nuk dihet?!Sajmo Qori me Klement Balilin do I bejne gropen Edvin Drames germadhes,kaq e pati dhe Edvin kristaq Drama.

    LADI19/10/2017 20:42

    KY ARESTOI ANDROKLI KOKTHIN PER BRISIN

    Natasha 19/10/2017 19:58

    Ngihuni o tepelenas ku jeni Shkoni ne Tirane e mbrojeni djalin tuaj se po e bejne kurban

    Mario19/10/2017 18:47

    Rrasini ne burg çerrin se i dha zemer te fortve me 2 klas shkolle sa ishte minister.As ne Kolumbi e meksike nuk dilnin kaq hapur cubat e droges, gjysmat e te cilve i kish futur ne polici

    Ernest19/10/2017 17:49

    Edhe Pablo Escobarit i shkuan dhjetera mije njerez ne varrim.

    Salvo19/10/2017 17:48

    Me tere sa u shprehe ne shenimet e meparshme, jam plotesisht i nje mendjeje, sidomos sa i perket nevojes se monitorimit fizik te zoterise, pasi paraja can dete dhe oqeane, dhe e ben Kuben te duket nga Tirana dic me afer se Sauku. Porse ne kete levizje te fundit, mendoj se eshte strategji e vete Rames per te krijuar kaos dhe panik per ndonje destabilizim te vendit. Deri me tani Rama po tregon se nuk ka ndermend te dorezoje ate qe mund te shnderrohet ne "goja" qe artikulon "kodin" e hapjes se asaj kutie perpara se ciles kutia e Pandodes eshte lule (per aq sa mori ne qafe vetem Psiken, dhe vetem ate).

    Oni19/10/2017 17:43

    Kjo nuk eshte pare e degjuar, po ai neqofte se eshte i pafajshem pse nuk shkin vete ne prokurori kur e di qe tashme ka nje mandat arresti per te!

    Daj Jaku19/10/2017 17:38

    Mos do të organizojnë ndonjë miting proteste si ai i TVSH? Nuk keni parë asgjë akoma. Qeveritarët që protestojnë kundër popullit që i trajton keq.

    Shto koment

    Denonco