Sherr me armë zjarri në Tiranë

Sherr me armë zjarri në Tiranë

21:23, 18/10/2017

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme kryeqytet.

“Rreth orës 20:00 jemi njoftuar për të shtëna me armë në rrugën ‘Mujo Ulqinaku’, njofton Policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Mujo Uqinaku", pranë një parkingu, ka pasur të shtëna me armë, ku mendohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë.

Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe nuk ka persona të lënduar, njofton Policia.

Të njëjtat burime shtojnë se është identifikuar personi i cili qëlloi me armë dhe po punohet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment