Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Si i u jepte urdhra Moisi Habilaj skafistëve italianë: Ecni drejt, por kujdes mos dilni në ujërat greke sepse ...

Si i u jepte urdhra Moisi Habilaj skafistëve italianë: Ecni drejt, por kujdes mos dilni në ujërat greke sepse ...

16:34, 18/10/2017
A+ Aa A-

Peshkarexha ‘Fatima’ gjatë natës së 6 maj 2015 ndaloi në Porto Palermo dhe në bord kishte Giuliano Rosarion dhe Giusseppe Grecon. Ata flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin, kur më pas vjen edhe Moisi Habilaj.

Ky i fundit u jep direktivat me qetësi të madhe dhe nuk shqetësohet fare se mund të vijë ndonjë patrullë policie për ta ndaluar. Ai është i qetë, sepse i kishte policët ‘në xhep’.

Këtë e thonë dhe përgjimet italiane, që tregojnë se si Moisi Habilaj u jepte direktivat dy skafistëve që kishin ardhur për tu ngarkuar me 860 kilogramë kanabis sativa.

Përgjimet në peshkarexhën ‘Fatima’

Habilaj: Tani ne fillim furnizohemi me nafte

G: Po

Habilaj: Fillojme me bidonat

G: Po

Habilaj: perse nuk keni bidona ne anije?

G: Epo mire.

Habilaj: Epo Mire? Po pastaj do ti lesh te ngjiten ne anije?

R: Ku duhet te ngjitemi

Habilaj qesh

R: Duhet te nxitojme, duhet te ikim vella, duhet te ikim.

Habilaj: Po vella, ne duhet ti bejme gjerat sic duhen bere.

R: Degjo nje gje.

Habilaj: Me thuaj

R: Policia, kjo ketu .....eshte ne det tani?

Habilaj: keta tanet? Jane ne det, rri i qete.

R: Duhet ti informosh kur te dal ne det.

Habilaj: Rri i qete, ketu jeni si ne shtepi.

Moisi Habilaj - italianit: Policët janë tanët këtu

M: ... E pe furgonin e policisë që kaloi?... pak më parë?

R: Ah.. ai me drita të bardha... vërtetë?

M: Po... iku andej apo këtej?

R: Andej... ai që të thashë unë...është makina ... ai ishte i yni?

M: Si?

R: Ishte i yni?

M: Janë të gjithë tanët këtu! Po mund të dalë ndonjë by... nuk dihet!

M: Se nuk e dinë të gjithë këtë... prandaj të them se... duhet të rrimë 2 orë të ngarkuar me mutin sipër... 5 minuta "pam pam" dhe ike... këtu jam unë... jemi 6 vetë... 7 vetë...jemi ne 4 vëllezër... jemi sonte këtu... djali që ishte këtu doli tani nga "Piazza Lanza" (i referohet Sabaudin Çelajt)... nga një muaj ka dalë... ka dëlë nga arresti i shtëpisë... shkova dhe e mora... dhe e solla këtu... dhe dy nipat e mi ... nuk ka njerëz të tjerë këtu... nëse na ndodh ndonjë gjë e tillë 20 vetë minumumi janë të vdekur... minimumi (qesh).

Moisi Habilaj: Një mik na ndihmon në radarët e Durrësit.

M: Ai më telefonoi se është te salla... si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)... salla është në portin tjetër të kryeqytetit... ku janë... dhe më sheh çdo gjë... edhe ... peshqit sheh që aty... sepse është mik me një mikun tonë "po qysh?"... sepse e pyeti "ç'është kjo anije?" dhe ai u përgjigj "çfarë anije"... "pse është futur një milje në ujërat greke"

G: Çfarë i kishte thënë?

M: "Pse kjo anije... kjo peshkarexhë... është futur një milje... në ujërat territoriale greke"... nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë... ku dreqin ta di...

M: Tani që do të ikësh... duhet të largohesh 2 milje që këtu... nga toka... dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka... gjithnjë drejt... derisa të zhduken dritat tona... sepse tani më mori polici që më tha... mos u afro në ujërat greke

R: atëherë unë... më ndiq... unë po dal këtej.

M: Merr djathtas.

R: Po iki kështu.

M: Po.

R: dhe të gjithë dritat që janë këtu ... bëj 2/3 milje.

M: Po... larg dritave... 2 milje...2

R: 2 milje.

M: Si... duhet të ecësh gjithmonë drejt.... kur të mbarojnë dritat sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh

R: Pastaj kthehem majtas.

M: Drejt Italisë... kuptove? ... nuk duhet të gabosh miku im.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco