FOTO/ Banda e heroinës në Parma, arrestohet i kërkuari shqiptar pas tre vitesh arrati. Ja emri

FOTO/ Banda e heroinës në Parma, arrestohet i kërkuari shqiptar pas tre vitesh arrati. Ja emri

13:42, 18/10/2017
A+ Aa A-

Tre vjet pas operacionit të marsit 2014 që shkatërroi rafinerinë më të madhe të heroinës në Parma, janë arrestuar në Durrës dy nga personat që i mungonin drejtësisë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë, Hektor Kosturi, 30 vjeç, me shumë precedentë penalë, dhe Erjon Shahini, 34 vjeç. Ky i fundit tashmë është ekstraduar në Itali dhe gjendet në burgun e Rebibias. Kosturi do të ndjekë me shumë mundësi të njëjtën rrugë, falë bashkëpunimit midis policive të dy vendeve. Atij i duhet të plotësojë dënimin me tetë vjet burg, plus gjobën 22 mijë euro.

Grupi tashmë i shkatërruar italo-shqiptar fuste në Itali sasi të mëdha heroine të pastër dhe substanca të tjera, me të cilat përzienin drogën në një laborator në Parma.

Image

Të arrestuar në mars 2014 janë: Artur Bregu, i ditëlindjes 1981, në burg në Brescello, i konsideruar si truri shpërndarjes së drogës, një punëtor që bënte jetë shumë modeste për të mos rënë në sy; Marcello Panariti, lindur në Taranto më 1980, burgosur në Colorno; Velino Koroveshi Velino, lindur më 1990, tashmë në burgun Arma di Taggia, Lauert Greca, lindur më 1990, banues në Parma, Gëzim Hasa, 1984, pa leje qëndrimi në Itali, tashmë në burgun e Parmës; Denis Tafili, lindur më 1985, pa leje qëndrimi, në burgun e Parmës, Davide Cavalli, në arrest shtëpie, Ded Bajraktari Ded, lindur më 1991, Bledar Brahimi Bledar, lindur më 1986, banues në Colorno.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco