FOTOLAJM/ Shpëtohet ariu i sulmuar nga fshatarët e Elbasanit

FOTOLAJM/ Shpëtohet ariu i sulmuar nga fshatarët e Elbasanit

13:20, 18/10/2017
A+ Aa A-

"Asnjë tmerr, asnjë rrezik dhe asnjë kanosje për banorët e fshatit Polis Valë ! Sapo shpëtuam kafshën e gjorë që rënkonte prej dy ditësh e zënë në lakun me kavo çeliku dhe që kishte marrë plagë të rënda në trup."

Kështu njofton sot, Fatmir Brezhda, kryetari i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura Elbasan duke publikuar dhe disa foto.  "Falenderojmë ekipin e "Four Paws" për punën e shkëlqyer që kreu për mjekimin dhe lirimin e ariut të murrëm për të jetuar i lirë."

Ariu i murrmë i kishte frikësuar fshatarët e zonës ndaj ata kishin vendosur ta eliminonin kafshën që në fakt mbrohet me ligj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco