Aksidenton me vdekje të riun, shoferi shkon e ndërron makinën e përplasur, 3 të arrestuar. Emrat

Aksidenton me vdekje të riun, shoferi shkon e ndërron makinën e përplasur, 3 të arrestuar. Emrat

13:22, 18/10/2017
A+ Aa A-

Aksidenton me pasojë vdekjen një qytetar dhe në bashkëpunim me dy persona të tjerë fsheh provat dhe prish vendngjarjen duke zëvendësuar mjetin e aksidentit me një mjet tjetër.

Policia arreston autorin e aksidentit dhe dy bashkëpunëtorët e tij për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Shërbimet e policisë Kavajë, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasit :

- Gentush Hoxha, 27 vjeç, banues në fshatin Kazie, Kavajë.

- Ervis Çurrumi, 34 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

- Gëzim Cila, 48 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi shtetasi Gentush Hoxha, duke drejtuar mjetin kamion tip "Mercedez Benz" (në pronësi të një firme), në mbikalimin e varrezave në autostradë është përplasur me mjetin motoçikletë tip "Yamaha", me drejtues shtetasin Z. G., 28 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi Gentush Hoxha, në bashkëpunim me shtetasit Ervis Çurrumi dhe Gëzim Cila, kanë hequr nga vendi i ngjarjes mjetin kamion me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip "Benz", duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë në ngarkim të shtetasit G.H., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Pengime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", parashikuar nga nenet 291 dhe 301 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasit E.Ç., dhe G.C., për veprën penale "Pengime që zbulojnë zbulimin e të vërtetës".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco