Jo vetëm në Itali, përgjimet e Habilajve janë bërë edhe në Vlorë dhe Tiranë. Nisin hetimet për...

Jo vetëm në Itali, përgjimet e Habilajve janë bërë edhe në Vlorë dhe Tiranë. Nisin hetimet për...

12:33, 18/10/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj vëllezërve Habilaj në Vlorë dhe rrethit të tyre familjar, në bazë të ligjit Antimafia.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të ABC News, sipas të cilave hetimi pasuror nisi pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë në trakun e drogës. Moisi Habilaj është përgjuar të flasë për policë që korruptohen në Shqipëri, madje thotë që edhe shef i policisë ndihmon për të ngarkuar  kanabisin.

Në përgjime, del edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai përmendet nga kushëriri i tij Moisi Habilaj, i cili thotë se “30 mijë Euro duhet t’ia çoj Saimirit”. Në përgjime të tjera, ai flet se si Saimiri ton 5 milionë Euro në muaj, por që për fushatë elektorale i duhen më shumë se 20 milionë Euro.

Sipas burimeve rezulton gjithashtu që një pjesë e këtyre përgjimeve ndaj Habilajve të jenë bërë në Vlorë nga Interforca Italiane. Ish-shefii Antidrogës në Fier dhe ish-kreu i Kufirit në Vlorë, Dritan Zagani deklaroi dje në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Habilajt bënin jetë përrallore që nuk justifikonin të ardhurat e tyre të ligjshme.

Ai tha se ligjërisht në vitin 2010 kishin marrë një kamion për transport mallrash drejt Italisë, ndërkohë që biznesmenë të tjerë më të fuqishëm se ata dhe që janë të ndershëm, nuk bëjnë atë jetesë sikurse vëllezërit Habilaj.

Dritan Zagani deklaroi gjithashtu se Habilajt e kanë investuar pasurinë në ndërtim, në pallate dhe banesa. Sikurse tha edhe Zagani, në këto pallate të ndërtuara prej tyre në Vlorë, qëndronin shumë policë që dërgoheshin me shërbim në qytetin bregdetar dhe që nuk raportonin trakun e drogës që bëhej prej tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco