‘Dosja Habilaj’, si u kapën 1.3 ton kanabis dhe hakmarrja e grupit: 160 mijë euro dhe ata të tre të vdekur

‘Dosja Habilaj’, si u kapën 1.3 ton kanabis dhe hakmarrja e grupit: 160 mijë euro dhe ata të tre të vdekur

11:31, 18/10/2017

Përgjimet e bëra nga karabinierët italianë në Katania kanë zbuluar detaje të shumta në lidhje me funksionim e grupit dhe mënyrën se si i lanin hesapet ata me njerëzit që u prishin punë.

Maridian: Humba 1.3 tone droge, si kur humb një fëmijë

Sabah (Z): Sa mirë që shpëtuam... sa mirë!

Maridian: Ça thua

Z: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.

M: Pastaj ku do të kishim ikur... vetem te mbyteshim... (shan)... për atë i lutesha Zotiti sot: "Zot... të paktën na shpëto ne... sepse ajo (i referohet mallit) iku... të paktën mendo për ne"... i thoja.

Z: Çfarë na bëri ai qelbësirë!

M: Na prishi çdo gjë... na ka dëmtuar

Z: Lëre çfarë dëmi

M: Po kur e shihja atë punë (i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu... Xhaxha... nuk e di... më vinte keq si të ishte një fëmijë

Z: 1 ton e 300 mijë kile ishin

M: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë... e kupton?... që e kapën ata.

Z: Një ton e 300 kile ishin

M: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz

Trafikantët: Dua 160 mije euro e i dua të vdekur të tre

Mariglen Alimuçaj: Qelbësirat që na kanë...

Moisi: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!... Ua q... do t'i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t'i kishin kapur ndr.)... unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)...

Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?

Moisi: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë... dhe do i  them Anxhelos (e ka për Busaça Angelo , ndr) ti marr ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur  të tre... të betohem mbi dy fëmijët e mi... i dua të masakruar... 160 plus 100... 260... plus 40... 300... 400 mijë euro... nuk mund t-i bësh asgjë....

Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë:  Mana Mirere i me figghii... ma morere kistu... ma morere kiddu"! (Duhet te vdesin femijet e mi... duhet te vdese ky... duhet te vdese ai)

Mariglen Alimuçaj:Duhet të mendosh për këta qelbësira... po këta qënkan qelbësira!

Moisi: U q...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment