'Habilaj u ofrua të paguajë drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro'

'Habilaj u ofrua të paguajë drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro'

23:02, 17/10/2017
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm “Opinion”, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar  qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë  deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore. 

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u  tentua të paguhej nga krimineli Habilaj…

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro).

“Ishin shumë s’mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil 18/10/2017 09:57

C'jane keto dreka qeveritare qe paguhen nga biznesmeni te famshem ( kush eshte ky biznesman i famshem si e ka emrin???) apo tentohen te paguen nga Moisi Habilaj> Ne dime qe ka nje drejtori te sherbimeve qeveritare qe mbulon keto sherbime dhe se ministrat marrin rroga te majme qe mund ta perballoine nje dreke ne Orikum, apo jo zoti Edi Rama????

Shto koment

Denonco