Dosja ‘Habilaj’/ Adriatik Lalla mbledh prokurorët e Krimeve të Rënda

Dosja ‘Habilaj’/ Adriatik Lalla mbledh prokurorët e Krimeve të Rënda

20:23, 17/10/2017
A+ Aa A-

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e Krimeve të Rënda.

Kryefjalë e takimit ka qenë dosja e organizatës së drogës që drejtohej nga Moisi Habilaj dhe që implikon edhe ish ministrin Tahri.

Pjesë e takimit mes Llallës dhe prokurorëve ishin edhe drejtues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë në prokurori.

Po ashtu, ditën e sotme ishte kërkuar takim me Llallën nga Tahiri, por ai e ka refuzuar pasi kishte axhendën e zënë.

Ne vizitën e fundit, prokurori i Antimafias italiane, Franko Roberti, pati takime vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nuk pranoi takime me Tahirin, asokohe ministër i Brendshëm dhe drejtues të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco