‘Grupi Habilaj’, ja pjesët e DOSJES ku flitet për milionat e Eurove që i shkonin Saimir Tahirit

‘Grupi Habilaj’, ja pjesët e DOSJES ku flitet për milionat e Eurove që i shkonin Saimir Tahirit

18:14, 17/10/2017
A+ Aa A-

Në dosjen e plotë hetimore ‘Habilaj’ të autoriteteve italiane prej 416 faqesh, pikërisht në faqet 100, 194 dhe 205,  flitet për ish ministrin Tahiri.

Në faqen 100, del biseda mes dy trafikantëve Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj që përmendin ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Bisedën e përgjuar teksa ata udhëtonin në një Fiat Bravo me targa DG826NA në 16.12.2013. Trafikantët mes të tjerave thonë se Tahiri i përdorte paratë që ata i jepnin për fushatë, e për një të tillë i duhen 20 milionë.

Teksa makina është në ecje, në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.

Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo

Sabi:…po pse e marrin në punë këta?

Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu

Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh

Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…

Sabi: ..ehh…po

Moisi: .. shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne

Sabi:..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë

mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin

Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?

Sabi: …ndonjë veshje serioze

Të dy flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri)*, njeri i polikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimir në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale.

Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”.

Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit).

Biseda në orën 12:38:10

Sabi: …do dyfishin…

Moisiu: …ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën…në fakt ai i mendonte thasët me 20…

Biseda në orën 12:41:10

Moisiu: …dhe për paketim duhen përmasat 5×5

Sabi: …i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj

Moisiu: …i bëjmë nga 20

Biseda në orën 12:48:40

Sabi: …më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)…do i them që do vijmë…por nesër (përgjim i pazbardhur)…do e vendosim në garazh

Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?

Sabi: (përgjim i pazbardhur)…do shkojmë…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    eri elbasan17/10/2017 21:39

    Kapobandat kane marre update te 2013-2017,te urte te qete,edukuar,pushtet,para,syze Nr0,te kollarisur.Me ta fut dhe Tahiri o popull me te Q. Breshka

    Shto koment

    Denonco