FOTO/ Biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë: Fola unë me atë, i thashë të mos i fusë hundët

FOTO/ Biseda e Florian Habilajt me ‘shefin e madh’ në Tiranë: Fola unë me atë, i thashë të mos i fusë hundët

18:14, 17/10/2017
A+ Aa A-

Përgjime të shumta janë bërë nga policia italiane në lidhje me hetimin e ‘Grupit Habilaj’, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një telefonatë të përgjuar mes Florian Habilaj që ndodhej në Tiranë dhe Moisi Habilaj që ndodhej në Siçili, diskutohet për takimin e paradites së datës 6 tetor 2013.

Zbardhja e bisedës telefonike mes Florian Habilajt dhe Moisi Habilajt:

Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

Moisi Habilaj: Ah ... ai i fole me ti

Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi

Moisi Habilaj: Çfarë tha

Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto ... çfarë kanë ... si janë punët’ ... e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

Moisi Habilaj: Atëherë...

Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni ... është çështje orësh.

Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne ... për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar ... dhe më tha...I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) ... i kishte marrë në celular, më dëgjon?

Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit ... u kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Po...

Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) ... porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt ... i kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Përsë kishte humbur kohë ... po ... dhe pastaj

Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

Moisi Dalipaj: ... të qeshura ...

Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh ... ik e mos mendo më asgjë.

Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

Florian Dalipaj: E ka si jo ... ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

Florian Dalipaj: I thashë ... ne nuk goditemi ... na kanë shqetësuar ... na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

Moisi Dalipaj: Në rregull.

Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso ... ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

Marrë nga dosja e Policisë Italiane - Përgatiti: SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Oni17/10/2017 18:47

    Per ndonje patrulle policie ose doganjere e ka pas saja, kur thot se kane dash qe ti marr une ne tel, pi nos e çani koken çuna se ju mbron saja juve, vetem kollituni çdo muaj;)

    Meri17/10/2017 18:44

    "Ata e kane bere qe une ti merrja ne telefon" E ka pasur per ndonje shef policie lokale ose ndonje dogane kur i kane ndaluar me ndonje dergese.hajde shtet hajde, themi ne si i hoqem breket para presionit bullgar..po ketu ska shtetare por kriminele qe qeverisin dhe jane te kapur nga..edhe pak dhe kemi per te pare qe per te shpetuar lekuren e tyre do shesin shqiperine shume shpejt

    Shto koment

    Denonco