Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet një tjetër ‘kokë e mafies’ dhe motra e tij. EMRAT

Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet një tjetër ‘kokë e mafies’ dhe motra e tij. EMRAT

17:25, 17/10/2017
A+ Aa A-

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arben Plaku 51 vjeç, i etiketuar nga mediat italiane si një nga "kokat e mafies shqiptare" dhe motra e tij Resmije Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe, janë vënë në pranga.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Në kërkim në Itali

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se: Gjykata e Xhenovas në Itali, për shtetasin Arben Plaku, me vendim Nr. 22182/00 R.GIP, e Nr.16817/01, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, "Shfrytëzim prostitucioni”, "Vjedhje me dhunë” dhe "Kontrabandë të personave” parashikuar në nenet 81, 110, 629 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Edhe për shtetasen Resmije  Rrahmani, e njëjta gjykatë me vendim Nr. 282/2013 SIEP e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim” parashikuar në nenin 416 të Kodit Penal Italian.

Arben Plaku dhe e motra janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma më 17 Mars 2015, shtojnë të njëjtat burime, megjithatë ata vihen në pranga pas dy vitesh.

Lidhja me Durim Keçin

Emri i Arben Plakut është përmendur ditën e seancës për dhënien e masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit ndaj Durim Keçit, një tjetër i arrestuar së fundmi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me lidhje të forta me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Më 14 tetor, avokati mbrojtës i Keçit, tha për mediat jashtë seancës se klienti i tij u arrestua në një aksion policor të koduar “Kanun” rreth 10-15 vite më parë në Itali, ku u arrestuan 135 nga persona nga zona e Shijakut. 

Mes të arrestuarve ishte edhe Arben Plaku, i arrestuar sërish sot në Durrës.

Asokohe, të arrestuarit e "kKanunit" u akuzuan për disa vepra penale, si shfrytëzim prostitucioni, kontrabandë, trafik droge e vrasje. 

Arrestimet ishin raciste nga autoritet italiane, argumentoi avokati. 

Deklaratat e avokatit mbrojtës së Durim Keçit për mediat jashtë gjykatës së Durrësit

*Arrestohet në Durrës ‘mafiozi i rrezikshëm’ që kërcënoi prokurorët. Ja kush është

*Lidhja me socialistët e  Durim Keçit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco