Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Përgjimet: Habilajt trafikuan droge në Siçili me makinën e Saimir Tahirit

Përgjimet: Habilajt trafikuan droge në Siçili me makinën e Saimir Tahirit

17:04, 17/10/2017
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga përgjimet e bëra ndaj bandës ‘Habilaj’ që ka trafikuar 3.5 ton drogë nga Shqipëria për në Siçili.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

 “Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco