Inspektori i pyjeve bie në shkëmbinj, helikopteri shkon ta shpëtojë Foto ilustruese

Inspektori i pyjeve bie në shkëmbinj, helikopteri shkon ta shpëtojë

16:42, 17/10/2017
A+ Aa A-

Një inspektor i pyjeve ka pësuar një aksident pasditen e sotme dhe për pasojë ka thyer këmbën.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se: Rreth orës 14:00, ka ardhur një telefonatë në sallën e Komandimit se në fshatin Theth, Inspektori i zonave të mbrojtura dhe pyjeve shtetasi P.G. duke ecur në këmbë në vendin e quajtur Qafë Thore ka rënë nga një shkëmb duke rënë poshtë mes shkëmbinjve, i cili për pasojë ka thyer këmbën.

Menjëherë është kërkuar ndihma e RENEA-s meqenëse terreni ishte i vështirë për nxjerrjen e tij.

I dëmtuari është nxjerrë nga një efektiv i Reneas dhe është transportuar në një vend më të përshtatshëm ku është marrë nga  helikopteri i shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco