Persona të armatosur grabisin karburantin në Vlorë, zbulohet shuma e parave që u mor Foto ilustruese

Persona të armatosur grabisin karburantin në Vlorë, zbulohet shuma e parave që u mor

16:37, 17/10/2017
A+ Aa A-

Persona të armatosur grabisin një karburant, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më konkretisht rreth orës 05.15.

Policia e Vlorës është njoftuar prej shtetasit Xh.L., roje në një pikë karburanti në fshatin Qishbardhë, se i kanë shkuar dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës.

Ai ka thënë para uniformave blu se duke i drejtuar pistoletën i kanë vjedhur një shumë parash prej 350 mijë lekësh të vjetra, para të mbledhura nga xhiroja.

Pas denoncimit të bërë nga roja i karburantit, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco