Reagon Shoqata e punonjësve të policisë në lirim: Padrino e krimit të organizuar ra

Reagon Shoqata e punonjësve të policisë në lirim: Padrino e krimit të organizuar ra

13:52, 17/10/2017
A+ Aa A-

Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013 ka reaguar ditën e sotme në lidhje me arrestimin e Moisi Habilajt në Itali dhe publikim e përgjimeve ku përfshihej Saimiri.

“Padrino e krimit të organizuar Saimir Tahiri sot ra edhe de facto!”, thuhet në deklaratën e punonjësve të policisë në lirim.

Deklarata e plotë e Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013

Padrino e krimit të organizuar Saimir Tahiri sot ra edhe de facto!

Hetimet italiane për arrestimin e vëllezërve Habilaj nxorën në dritë të gjitha akuzat në drejtim të Kumbarit të Krimit të Organizuar në Shqipëri dhe rajon ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Tashmë janë nën rrjetën e drejtësisë italiane Habilajt, AA 003 GB dhe Kumbari Tahiri.

SH.P.P.L-2013 nuk ka reshtur së denoncuari çdo fakt implikues në rrjetin e kriminalitetit Ministrin Tahiri për katër vjet me radhë.

Provat kokëforta të implikimit të tij në botën e krimit nuk i mjaftuan drejtësisë shqiptare as për të filluar hetimet.

Nuk mjaftoi kanabizimi i gjithë territorit të vendit kundrejt 30% duke e kthyer Shqipërinë vendin kryesor si furnizues droge për tregun europian.

Nuk mjaftoi instalimi i laboratorit të kokainës, më i madhi në Ballkan.

Nuk mjaftoi fshehja e dokumenteve të INTERPOL-it në zyrën e tij.

Nuk mjaftoi djegia e provave në laboratorin e Policisë Shkencore.

Nuk mjaftuan provat e sistemit TIMS për përdorimin e makinës personale të Ministrit të Brendshëm nga Habilajt.

Nuk mjaftoi rikthimi në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit persona me rekorde kriminale.

SH.P.P.L-2013 i bën thirrje gjithë Institucioneve ligjëzbatuese se është momenti të vendoset drejtësia për kumbarin e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco