Shullazi i vërsulet ish-shefit të Policisë: Ky vetëm kaq ditka, më shoqëroi dhe... mbaroi punë!

Shullazi i vërsulet ish-shefit të Policisë: Ky vetëm kaq ditka, më shoqëroi dhe... mbaroi punë!

11:20, 17/10/2017
A+ Aa A-

Emiljano Shullazi, kreu i një bande kriminale ka dalë sot para gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka dëgjuar dëshmitë kundër tij lidhur me kërcënimin që iu bë rektorit të UT Mynyr Koni.

Shullazi ka replikuar me dëshmitarët dhe ndër ta edhe me ish-shefin e Policisë së Tiranës në kohën që u arrestua, Ervin Hodajn. Shullazi i ka drejtuar vetë pyetje, direkt, Hodajt. Ja debati idis tyre sjellë nga panorama.

Debati

Shullazi­ - Ervin Hodajt: Te deshmia ne prokurori the qe emrin tim ta tha Koni ne makine. Ketu po thua qe e degjove ne takim me ministrin, a ka mundesi ta ndash pak? 

Hodaj: E kam degjur edhe te radio e policisë

Shullazi: Ate dite qe more Konin per kallezim a me shoqerove dhe mua ne polici?

Hodaj: E di qe po

Shullazi: Pse s’u be ballafaqim aty?

Hodaj: Jane veprime procedurale!

Shullazi: Ç'a thotë ky tani?! Procedura!!! Ky vetëm kaq ditka, që më shoqëroi mua dhe mbaroi punë! Mirë, mirë, vazhdo dëshminë! Si qenka kjo punë: Të përmendkan një emër dhe hajde ta shoqërojmë?! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco