Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Tiranë

22:20, 16/10/2017
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku viktimë ka mbetur një 66-vjeçar me iniciale A.B..

Ka qenë një telefonatë rreth orës 20:30, në numrin e Emergjencave 112, që ka lajmëruar se në rrugën "Pezë Helmes", një mjet ka aksidentuar një këmbësor.

Në vendngjarje, kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Mjeti me targë TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco