Zbardhet dëshmia e Zallës: Ja pse hipa në vinç

Zbardhet dëshmia e Zallës: Ja pse hipa në vinç

19:31, 16/10/2017
A+ Aa A-

Saimir Zalla, i cili hipi në një vinç në Tiranë pasditen e sotme duke kërcënuar se do të hidhej, ka thënë se e bëri këtë veprim pasi ish gruaja nuk e lejoi të takojnte dy fëmijët. Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së kryeqytetit.

Mësohet se 35-vjeçari nga Lezha është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Zalli pretendon se ish bashkëshortja nuk e lejon të takojë fëmijët, duke mos zbatuar kështu vendimin e gjykatës, pasi ajo e akuzon për dhunë në familje.

Pas divorcit rreth 2 vite më parë, kujdestarinë e fëmijëve e ka marrë ish bashkëshortja e Zallës.

Ai ka ndenjur rreth një orë majë vinçit pranë Pallatit të Kulturës, duke kërcënuar me vetëvrasje. Është parë shpesh duke folur në celular dhe duke pirë cigare. Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se: "Pas negociatave  të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla, 35 vjeç nga Lezha, të zbrite nga vinçi."

"Më datë 16.10.2017, rreth orës 17:30, jemi njoftuar se në qendër kishte hipur në një vinç, një shtetas i cili pretendonte se do hidhej nga vinçi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur policia dhe zjarrëfiksja. Pas negociatave  të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir  Zalla 35 vjeç nga Lezha të zbrite  nga vinçi. Ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte  të takonte dy  fëmijët e tij",
 njofton Policia.

FOTO/ Pas një ore, zbret nga vinçi i riu që kërcënonte me vetëvrasje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco