FOTO/ Trafikonin kokainë nga Kolumbia, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi

FOTO/ Trafikonin kokainë nga Kolumbia, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi

17:17, 16/10/2017
A+ Aa A-

Një organizate që importonte kokainë nga Amerika Latine në Greqi ëshë shkatërruar sajë një bashkëpunimi mes Europol dhe autoriteteve greke.

Sipas policisë, paraditen e së hënës, katër persona, 3 shqiptarë të moshave 29, 30 dhe 49 vjeç, si dhe një grek 47 vjeç u arrestuan në vendin e quajtur Tyrnavo, në afërsi të Larisës, pas njoftimit të policisë së Laipcigut në Gjermani, se në një makineri bujqësore të porositur nga të arrestuarit ndodheshin 10.6 kg kokainë e pastër.

Arrestimet u bënë sapo anëtarët e organizatës morën në dorëzim pakon e dërguar dhe nisën ta hapnin për të nxjerrë që andej lëndën narkotike. Policia njoftoi se droga ishte nisur nga Kolumbia dhe vlera e saj tejkalonte 500.000 euro.

Rreth 3.250 euro kesh, një pistoletë dhe përbërës përpunimi të drogës u sekuestruan gjatë operacionit, ndërsa në kërkim u shpall edhe një 49-vjeçar shqiptar, emri i të cilit iu dërgua autoriteteve shqiptare për të mundësuar arrestimin e tij.

Kokaina është e një cilësie të lartë. Ajo do të shitej në zonën e narkotikëve të Athinës. Policia deklaroi se vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së trafikimit të drogës. Katër të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco